Po vazhdon kërcënimi me afishe i kreut të shtetit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava.
Është gurthemeli i Xhamisë Qendrore ai i cili sot është mbushur me mesazhe kërcënuese për Hashim Thaçin e Naim Tërnavën.
Në fotografitë e publikuara në mediat kosovare, është shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të zezë se “Naim Tërnava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu”.
Grafitet e para kërcënuese për jetë u paraqitën mëngjesin e 1 gushtit që ishin shkruar përmes grafiteve në murin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
Në ato grafite ishte shkruar: “O Shpend Ahmeti, në Dardani, s’do të ketë Xhami Turke, do të ketë gjak. Do të vritesh o qen. Posht VV e Albin Talibani”.”Vdekje Naim Tërnavës e Hashim Turkut, Avni Rrustemi Rrnoft”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ditë më parë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast