Lionel Messi dhe Barcelona kanë mbërritur në Miami të Amerikës, për të zhvilluar ndeshjen më të madhe futbollistike ‘El Clasico’ e cila luhet në mëngjesin e së dielës.
Messi, i cili luajti në fitoren e ekipit spanjoll që mposhti me rezultat 1:0, kundër Manchester United, ka shprehur gatishmërinë e tij për ndeshjen e nesërme.
Prezenca e argjentinasit padyshim që do të jetë e pranishme, ndërsa për Ronaldon nuk është ende e sigurt, pasi që mediat raportojnë që lojtari më i mirë në botë, do të përballet me gjyqin të hënën për padinë që i është bërë atij në lidhje me evazion fiskal.
Image may be NSFW.
Clik here to view.