Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Xhaka e goditi kundërshtarin me shuplakë (Video)

$
0
0

Një natë për t’u harruar ajo e Taulant Xhakës me Baselin në ndeshjen e javës së nëntë të Superligës së Zvicrës.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Young Boys-Basel, ka goditur me shuplakë kundërshtarin, i cili është rrëzuar në tokë, natyrisht, edhe duke e dramatizuar situatën.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i gjyqtarit, i cili e ka ndëshkuar me karton të kuq “pitbullin”.

Kështu, e sigurt do të jetë mungesa e Xhakës në ndeshjen e radhës Basel-Lugano, pa llogaritur që dënimi mund të jetë më i rëndë nga Komisioni i Disiplinës.
Gjithsesi, Bazeli kryeson kampionatin me 24 pikë dhe nuk mendohet se skuadrat e tjera mund ta konkurrojnë për titullin kampion, edhe pse Grasshopper është 4 pikë prapa në vendin e dytë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>