Autoritetet e Malajzisë kanë ndaluar emitimin e këngës së popullarizuar botërisht “Despacito” në televizionin dhe radion shtetërore pasi paraprakisht qeveria kishte marrë ankesa se vargjet e këngës janë të vrazhdta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndalesa nuk ka të bëjë me radio dhe televizionet private, në Youtube ose platformat tjera në internet.
Ministri i Komunikacionit të Malajzisë, Salleh Said Kerouac tha të enjten se kënga është dëgjuar dhe ndaluar për shkak të ankesave të shumta në lidhje me tekstin e saj.