Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

​ Jo vetëm nga toka, ja si ruhet Erdogan në ajër (Foto)

$
0
0

Një vit më parë avionët ushtarakë F16 u përdorën për ta rrëzuar nga pushteti në një tentativë të dështuar, ndërsa dje ata e shoqëruan avionin e Presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, në rrugëtimin e tij nga kryeqyteti turk, Ankara drejt Stambollit.

Avionët F16 dukeshin lehtë nga dritarja e avionit të Erdoganit teksa ai lexonte fjalimin që e mbajti dje në mitingun e madh në përkujtim të 1-vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit.

Erdogani herë pas herë i shikonte avionët luftarakë dhe përshëndeti pilotët.

Një vit më parë, me 15 korrik 2016, avionët luftarakë F16 që fluturonin poshtë mbi ndërtesa në Ankara dhe mbi urat e Stambollit paralajmëruan natën e kobshme, në të cilën u vranë rreth 250 persona dhe u plagosën mbi 2000 të tjerë.

F16-at bombarduan edhe selinë e Parlamentit turk teksa bomba u hodhën edhe afër rrethimit të pallatit presidencial të Erdoganit në kryeqytet.

Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur vendosjen e ndalim fluturimit për avionët dhe helikopterët mbi Stamboll dhe Ankara. Ndalim fluturimi ka hyrë në fuqi në orën 15:00 të  ditës së sotme dhe përfundon në orën 03:00 të ditës së nesërme.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>