Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e mori mandatin në ditën e protestës së 17 majit të vitit 2015, ku një ditë pas publikimit të “bombës 33”, qytetarët nga të gjithë qytetet e Maqedonisë, maqedonas, shqiptarë, turq, etj., të bashkuar i vërshuan rrugët e Shkupit për largimin e Qeverisë së Nikolla Gruevskit, shkruan Portalb.mk.
“Po dërgojë një porosi të qartë nga të gjithë ne këtu, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, organizata, parti, Gruevski ti vetë po e sheh që mbaroi koha juaj, Ikni. Asgjë më nuk mund të bëjë Nikolla Gruevski, përveç se të largohet nga kjo ndërtesë në të cilën i ka orët e numëruara. Ai duhet të largohet, patjetër e ka të largohet , zgjidhje tjetër nuk ka, për t’u kthyer demokracia që ai e shkeli, për ta ngritur në këmbë Maqedoninë e cila ka rënë në dy gjunjë”, tha Zaev më 17 maj të vitit 2015.
Në përkujtim të përvjetorit të dytë, Zaev në “Facebook” ka shkruar se “në këtë ditë përpara 2 viteve, qytetarët treguan se Maqedonia mundet dhe patjetër duhet të jetë më ndryshe. Maqedoni është një shoqëri për të gjithë!”.
Edhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, e ka kujtuar ditën e protestave kur kërkonte LSDM-ja Qeveri Teknike e cila do t’i organizonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.
“Le të na jetë me gëzime kjo ditë. Saktë dy vjet pas 17 majit të madh të bashkimit, fillojmë sfidën më të madhe: ta kthejmë jetën në Maqedoni! Maqedonia të jetë stabile, demokratike, shtet i së drejtës për të gjithë qytetarët! Ishte rëndë dhe rrezikshëm, por asnjëherë nuk u dorëzuam! Kishte mëdyshje, por nuk u gjunjëzuam! 17 maji: dita e shpresës, bashkimit dhe jetës në Maqedoninë tonë! Ka simbolikë, ka drejtësi, ka ardhmëri!”, shkruan Sheqerinska.
Ish deputeti Jani Makraduli, në “Facebook” ka shkruar se edhe ky 17 maj është veçanërisht i rëndësishëm për Maqedoninë, duke uruar për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë.
Ditën e protestës mbarëpopullore e kanë komentuar edhe shumë qytetarë nëpërmjet rrjetet sociale, duke e cilësuar si protestë që është karakterizuar me bashkimin e qytetarëve nga të gjitha etnitetet për “rrëzimin e regjimit të Gruevskit” pas skandalit të përgjimeve.
Më poshtë ju sjellim fotografi dhe video nga atmosfera e protestës së 17 majit:
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.