Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Kështu u tërhoq zvarrë Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë, dëshmon njeriu që shpëtoi jetën (VIDEO)

$
0
0

Punonjësi i sigurimit të Kuvendit Abdylfetah Alimi nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për Televizionin Alsat M, tregon momentet e tmerrit që kaluan bashkë me Selën, në kohën kur ai e shpëtoi atë nga duart e dhunuesve të cilët mbi të ishin duke ushtruar dhunë brutale.

Kur kemi hy aty, ai ishte në gjendje shumë të rëndë. Unë e shtriva në dysheme dhe më pyeti “kush je”. Atëherë i kam treguar se jam Fetai i sigurimit të parlamentit. I erdhi një shpresë shumë e madhe, shumë e fortë. Më tha “Fetah jam në besën tënde”. Në atë moment i thash “Ziadin, nëse më vrasin, ma bën hallall – u shpreh Abdylfetah Alimi, sigurim i Kuvendit.

Abdylfetahu dhe Sela për disa orë me radhë kanë qëndruar vetëm. Ndërkohë në sallë është paraqitur vetëm motra medicionale e Kuvendit për t’i dhënë infuzion. Orën e tmerrit, Abdylfetahu i përshkruan të gjata si shekuj. Disa orë më vonë ka arritur grupi i policëve të cilët kanë ndihmuar evakuimin e tyre. Pasojat e asaj nate Abdylfetahu i ndjen akoma.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>