Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

“Dramë” në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e këndojnë himnin (VIDEO)

$
0
0

Pas fjalimit të deputetit të LSDM-së, Oliver Spasovski, nga foltorja e Kuvendit, i cili i ftoi deputetët e shumicës parlamentare që të ngrihen në këmbë për ta treguar mbështetjen për votimin e kryetarit të Kuvendit, njëkohësisht duke dhënë përkrahje, janë ngritur deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës Shqiptare, njofton Portalb.mk.

Pas kësaj, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski, që të mos “jenë të diskriminuar edhe deputetët e tjerë” i ftoi që bashkë me ta këndojnë himnin e Maqedonisë.

Derisa Mukovski dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së këndonin, LSDM ka aplauduar.

“Performanca muzikore” në Kuvendi vazhdon kur VMRO-DPMNE përveç thirrjeve “Maqedoni, Maqedoni” dhe “zgjedhje, zgjedhje”, vazhduan të këndojnë edhe këngën “një emër kemi”.

Deputetët e LSDM-së, pas kësaj, vazhduan me thirrje “Shutka nuk të ikë Nikolla”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>