Ushtria e Kim Jong-un tregon se është e përgatitur për luftë duke teksa kanë lansuar raketat, dhe jo vetëm, gjatë një stërvitje, e cila po vlerësohet si “më e madhja ndonjëherë” e bërë nga ushtria e Koresë së Veriut.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, qindra tanke u rreshtuan përgjatë qytetit lindor bregdetar të Wonsan, duke shfaqur forcën ushtarake në një spektakël, me rastin e 85 vjetorit të themelimit të ushtrisë koreano-veriore.
Ka qenë vetë lideri Kim Jong-un ai që ka përshëndetur ushtrinë të martën, në të cilat stërvitje përfshihej lansimi i rreth 300 predhave të kalibrit të rëndë dhe silurë të lansuara nga nëndetëset.
Vetëm një ditë më vonë, Koreja e Jugut kreu stërvitje të përbashkëta ushtarake me SHBA-të, në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut.
Gjithashtu anija luftarake amerikane “Carl Vinson” është drejtuar drejt gadishullit korean, për t’iu bashkuar stërvitjes së përbashkët me Korenë e Jugut.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.