Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Mirë se vini në ardhmëri! Makina fluturuese kryen me sukses testin (VIDEO)

$
0
0

Një aeroplan radikal, me emetim zero dhe me aftësi për ngritje dhe ulje vertikale, ka kryer me sukses testet e fluturimit. Dyvendëshi Lilium Jet ka kryer një sërë testesh mbi Gjermani, ku ka testuar edhe modalitetin e kalimit nga ngritja në fluturimin në vijë të drejtë.

Kjo makinë fluturuese, ngrihet e ulet vertikalisht si një helikopter, në një hapësirë mjaft të vogël dhe fluturon drejt si një avion, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 290 km/orë. Kompania njofton se prototipi Lilium Jet, ka realizuar me sukses testet dhe se tashmë po punojnë për prodhimin e një modeli më të madh, me pesë vende. Dizajni 100 për qind elektrik e bën këtë taksi fluturuese, shumë më efikase se një avion tipik.

“Ne kemi zgjidhur disa nga sfidat më të vështira inxhinierike në aviacion, për të arritur në këtë pikë. Provat na treguan se çdo gjë funksionon ashtu si e kishim parashikuar, ndaj tani mund të përqëndrohemi në prodhimin e modelit me pesë vende”, tha bashkëkrijuesi i Lilium Jet, Daniel Wiegand.

Nuk dihet ende se sa do të kushtojë kjo vepër, por kompania bën të ditur se po punon që avionët-taksi të jenë gati për treg në vitin 2018.

Ky model do të shërbejë për të zëvendësuar udhëtimet me taksi dhe prenotimi e fluturimi me të, do të bëhet nëpërmjet një aplikacioni. Prodhimi i këtyre avionëve pritet të ulë kostot dhe shkurtojë kohë për lëvizjet brenda qytetit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles


Prishtina Reisen


Femij i vogel ne enderr


Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)


Urime Ditelindjen Shoqe


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


S’ka më modele thatanike për Gucci dhe Dior


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Kerkoj 2 mashqi



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>