Nëse nuk e njihni emrin Lee Sung-Kyung, atëherë nuk jeni të vetmet, specifikisht nëse jetoni në Europë ose Amerikë. Por në Korenë e Jugut, 26-vjeçarja është një personazh shumë i njohur i ekranit dhe mediave sociale me 5.5 milion ndjekës në Instagram.
Për ta parë në një perspektivë tjetër, në një vend me 50 milion banorë, më shumë se 10% e tyre janë admirues të koreanes e cila duket se u ka marrë vëmendjen me stilin dhe hiret e saj. Kjo e bën atë proporcionalisht në të njëjtin nivel me modelen Gigi Hadid dhe ndjekësit e saj në Amerikë.
Historia e Lee është si ajo e një hiruesheje. Në 2014-ën, drejtori kreativ Kim Kyu-tae po vendoste për kastin e ri të aktorëve që do të merrnin pjesë në serialin e tij të ri televiziv “Its Okay That’s love”, në kërkim të një fytyre të re e të freskët për një nga rolet e lira.
Lee ishte një modele e suksesshme asokohe, dhe vajza adoleshente e drejtorit ishte një fanse e Lee në instagram. Fati donte që vajza të bëhej ndërmjetësja e të atit me modelen nëpërmjet instagramit dhe ai ja dha rolin që në atë moment!
Më pas, në 2016-ën pas suksesit të filmit të parë, ajo shenjoi edhe suksese të tjera të mëdha si roli në ” Weightlifting Fairy Kim Bok Joo” e cila mori edhe disa çmime në MBC Drama Awards, versioni korean i çmimeve Emmy.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.