Real Madrid ka identifikuar një përforcim të ri.
Mesfushori i Malagas, Pablo Fornals mund të transferohet në Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.
21-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni duke zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha.
Në mesin e tyre ka hyrë edhe Real Madrid, raporton “Super Deporte”, përcjell “lajmi.net”.
Fornals ka kontratë me Malagan deri më 30 qershor 2019, dhe vlera e tij sillet rreth 10 milionë euro.