Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Kështu u nxor jashtë studentja që i tha Thaçit “a je president i klanit pronto” (VIDEO)

$
0
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur këtë të premte një ligjëratë para studentëve të kolegjit UBT. Thaçi aty ka folur për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe situatën tjetër politike në vend. Gjatë ligjëratës, ka qenë një studente aty që ka ndërhyrë në fjalimin e Thaçit, duke ju drejtuar atij “A je president i klanit pronto”. Një nga organizatorët e kësaj ligjërate i është afruar më pas, ku i ka kërkuar që të dalë nga salla, njofton Klan Kosova. Në videon e më poshtme mund të shihni se si u nxor jashtë studentja, e cila duke dalë më pas iu drejtua Thaçit edhe një herë “Ti nuk je president, ti je hajn”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>