Pjesa më e bukur e stinës së pranverës është shpërthimi i luleve, në tokë, apo në pemë. Pas një dimri të gjatë e të ftohtë, çelja e luleve lajmëron që moti po ngrohet, duke na sjellë edhe humor më të mirë.
Nëse shkoni në Kitakyushu në Japoni do të keni mundësi të shijoni tunelin e famshëm, i cili për kurorë ka një shumllojshmëri lulesh, të cilat krijojnë një pamje magjike. Kopshti Kawachi ka rreth 150 specia lulesh, por gjëja më e veçantë e këtij kopshti, sigurisht që mbetet tuneli. Njerëzit që kanë kaluar tek ky tuneli, e kanë përshkruar ndjesinë si të magjishme, duke pranuar se aty të krijohet një gjendje e mrekullueshme qetësie, shkruan Bordo.al.
Kjo gjë merr kuptim, duke qenë se lulja e jargavanit që gjendet më së shumti në këtë tunel, është simbol i budizmit.