Dinamo e Zagrebit e ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve në Elbasan Arena, ndaj korçarëve të Skënderbeut me rezultat 1:2.
Kroatët edhe pse ishin në disavantazh, arritën të përmbysin rezultatin.
Se do jemi dëshmitarë të një spektakli të madh, u pa që nga minuta e parë e ndeshjes, pasi të dy skuadrat e nisën me shumë entuziazëm, duke aplikuar futboll të hapur dhe duke krijuar raste të mira shënimi, që herë pas here ngrehnin në këmbë tifozët e pranishëm në “Elbasan Arena”, që ishte i mbushur si në ndeshjet e kombëtares.
Pas shumë tentative, goli i parë i ndeshjes u shënua nga vendasit e Skënderbeut, që në minutën e 37’, ishte Blendi Shkëmbi që nga goditja e lirë shënoi një gol tejet të bukur, për të ndezur atmosferën e stadiumin “Elbasan Arena”.
Me golin e Shkëmbit, Skënderbeu shkoi në pushimin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, ishte Dinamo që ndiqte rezultatin, por edhe Skënderbeu kishte mundësitë e veta. Vlen të ceket rasti i Hamdi Salihit që humbi një mundësi të artë për të shënuar.
Atë që së beri Salihi, e bëri lojtari i Dinamos, Soudan, që barazoi në minutën e 66’, pas një rasti që u krijua nga pakujdesia e mbrojtjes së Skënderbeut.
kur ndeshja hyri në kohën shtesë, kroatët befasuan për të dytën herë skuadrën shqiptare, duke shënuar në minutën e 93′, golin e fitores, me anë të Pivaric.
Në duelet tjera u shënuan këto rezultate:
Basel 2 – 2 Maccabi Tel Aviv
Celtic 3 – 2 Malmoe FF
Rapid Wien 0 – 1 Shakhtar Donetsk
Valencia 3 – 1 Monaco