Një grup kriminal ishte kthyer në makth të bisneseve në Shkodër dhe zonën e Shirokës.
Mësohet se grupi në fjalë u vendoste gjoba disa bizneseve në zonë duke u marrë atyre pagesa mujore në formë page.
Pasi kanë përgatitur aksionin nga pikëpamja operacionale, mësohet se në zonë kanë ndërhyrë efektivët e RENEA-s, të cilët kanë arrestuar në një lokal në Shirokë shtetasin M.Lici.
Gazetari Artan Hoxha thotë për News 24 se operacioni është bërë nga një skuadër e vogël e RENEA-s pasi kanë siguruar edhe perimetrin e zonës pasi dyshohej se mund edhe të reagonin me armë. ”
Ishte në grup i rrezikshëm që kishin aktivitet prej kohësh në zonë. Madje, ka informacione që ksihin aktivitet edhe në kryeqytet”., -shprehet Hoxha.