Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka vizituar disa nga të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm në të cilin të paktën tetë persona humbën jetën, ndërsa mbi 200 të tjerë janë plagosur, ku është dëmtuar edhe aeroporti, ndërtesa dhe rreth 1000 shtëpi në provincën në jug të vendit. Më shumë se 130 dridhje të vogla pasuan pas tërmetit prej 6.7 ballë sipas shkallës së Rihterit.