Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Shpallet fituesi i Festivalit të Sanremos

$
0
0

Ka mbyllur edicionin e 67-të festivali i Sanremos, duke zgjedhur edhe fituesin që do të përfaqësojë Italinë në Eurosong. Pas një nate të gjatë me këngë, performanca e shumë të ftuar, publiku ka votuar Francesco Gabbani-n me këngën “Occidentali’s Karma” në krye të këtij edicioni.

16 këngët finaliste, fillimisht iu nënshtruan fazës së parë të votimit, pas së cilës u eliminuan 13 këngë. Tri këngët finaliste: “Che sia benedetta” nga Fiorella Mannoia, “Vietato morire” nga Ermal Meta dhe “Occidentali’s Karma” nga Francesco Gabbani, i janë nënshtruar sërish votimit për të zgjedhur në fund fituesin.

Pas këtij rezultati, Ermal Meta u rendit në vend të tretë, Fiorella Mannoia në vend të dytë dhe Francesco Gabbani në vend të parë.

Kantautori shqiptar, me historinë e tij personale dhe vargjet rrëqethëse, ka bërë për vete jo vetëm publikun shqiptar që e ka ndjekur, por edhe atë italian.

Edhe pse u klasifikua i treti, Ermali e mori çmimin e madh nga ky festival. Kënga e tij preku zemrat e mijëra njerëzve dhe përçoi një mesazh të madh kundër dhunës në familje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>