Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Panairi i Çokollatës

$
0
0

Çokollatë! Çokollatë dhe vetëm çokollatë! Çfarë mund të ofronte tjetër panairi më i madh në botë i këtij produkti të parezistueshëm ushqimor i çelur në kryeqytetin e njërit prej vendeve më të njohura për prodhimin e tij, Belgjikës?!

Çokollata është një luks të cilin mund t’ja lejojnë vetes që të gjithë dhe këtu në Bruksel, këtu mund të gjeni të gjitha llojet e mundshme të çokollatave, shijet që i njihni tashmë dhe ato që doni t’i eksploroni”, thotë organizatorja e eventit, Sylvie Douce, transmeton Top Channel.

Salloni i çokollatës e prezanton atë në të gjitha format dhe përmasat duke nisur nga çokollata e lëngshme, tek skulpturat e krijuara me përbërësin e ëmbël, e deri tek veshjet në pasarelë.

Panairi, përveçse një kënaqësi për publikun, përbën edhe një mundësi të artë për 60 kompani të kësaj industrie për të prezantuar produktet e tyre, trendet e reja dhe për të testuar me prodhimet më të fundit.

Belgët jane adhurues të mëdhenj të çokollatës, megjithatë, vendin e parë për konsumin e saj në botë vazhdojnë ta mbajnë zviceranët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>