Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Juventus fiton sërish dhe shkon +7 nga Roma (VIDEO)

$
0
0

Crotone u vërtetua si një pengesë e vogël për ambiciet e Juventus në Serie A këtë sezon pasi kampionët e futbollit italian u imponuan lehtësisht 0-2 në transfertë. “Zonja e Vjetër” tundi dy herë rrjetën në fraksionin e dytë të lojës duke zgjidhur ndeshjen që shtoi dhe më shumë problemet e vendasve për mbijetesën, njofton topchannel, përcjell Portalb.mk.

Dybala, Pjaca dhe Higuain ishin kërcënimi kryesor i portës së Crotone-s, por vetëm në minutën e 60 shifrat ndryshuan me golin e Mandzukic. Sulmuesi kroat ishte në vendin dhe kohën e duhur për të përfituar nga një kthim në zonë, që vlejti dhe shifrat 0-1. Rrjeta e dytë erdhi nga argjentinasi Gonzalo Higuain që reagoi si duhet çerek ore nga fundi duke shënuar brenda zonës.

Në fundin e lojës, vetëm shtylla i mohoi boshnjakut Miralem Pjanic, kënaqësinë e golit. Me këtë sukses, Juventus shkon në 7 pikë më shumë se Roma e vendit të dytë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>