Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Ju dha lamtumira e fundit shkrimtarit Dritëro Agolli (VIDEO)

$
0
0

Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, dje është përcjellë për në vendin e fundit.

Familjarë, krerë të shtetit dhe politikës, ambasadorë të shumtë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të artit dhe të medias, e nderuan për herë të fundit, Dritëro Agolli në homazhet e organizuara në Pallatin e Kongreseve.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se dëshira e fundit e Agollit ishte të flinte.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria sot është më e varfër pa Dritëron.

Kjo ishte ceremonia shtetërore në Tiranë, ndërsa paralelisht në vendlindjen e tij në Devoll, u mbajtën homazhe.

Në ceremonialin shtetëror, shkrimtari Agolli u vlerësua për kontributin e tij në letërsi por edhe në politikë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>