Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Chris Brown.
“Body on me” titullohet kënga më e re e artistes me prejardhje shqiptare, por e para për tregun amerikan, transmeton Telegrafi.
Kënga ka filluar të transmetohet në radio, ndërsa fansat e dyshes në Shtetet e Bashkuara kanë mundësi ta blejnë atë sonte pas mesnate në iTunes.
Videoklipi është realizuar në Los Angeles dhe pritet që brenda këtji muaji të publikohet.