Gold AG sapo ka publikuar projektin e ri i cili i kushtohet muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kënga titullohet “Në shtëpinë tënde”, një bashkëpunim me Kreshnik Avdiun, që i kushtohet fesë Islame.
Reperi Gold AG është praktikues i fesë islame dhe këngën e ka publikuar pikërisht sot, në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Editimin e videoklipit e ka bërë “M Production” me skenat që janë xhiruar nga vetë Goldi në Haxh vitin e kaluar./ Portalb