Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Tetova kaplohet nga vërshimet, ekipet emergjente askund (FOTO+VIDEO)

$
0
0

Stuhia me shi të rrëmbyshëm që ka kapluar këtë pasdite Tetovën, ka paralizuar gjithë komunikacionin në qytet.
Rrugët dhe lagjet janë përmbytur nga shiu i cili ka vështirësuar edhe lëvizjet e qytetarëve. Disa fshatra të Komunës së Tearcës dhe komunës së Zhelinës janë pa energji elektrike.

Vërshime Tetovë

Vërshime Tetovë

Rruga rajonale Tetovë – Jazhincë është tërësisht e bllokuar. Në fshatin Dobrosht lumi ka dalë nga shtrati duke e kthyer rrugën të pakalueshme dhe autoritetet komunale u bëjnë apel edhe qytetarëve të Kosovës, që të mos nisen kësaj rruge, njofton RTVM2.

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati duke shkaktuar panikë dhe tmerr tek qytetarët që jetojnë pranë tij.

Pas daljes nga shtrati të lumit Shkumbin, shumë banorë pranë lumit i kanë lëshuar banesat dhe shtëpitë e tyre.
Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shiu, kane bllokuar edhe rrugën që të çon në Brodec dhe në disa fshatra të tjerë të Malësisë së Tetovës.

Bllokohet rruga Tetovë – Jazhincë nga reshjet e shiut

Bllokohet rruga Tetovë – Jazhincë nga reshjet e shiut

20596_10154137710284466_8245550721343175548_n


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851