Muaji i mjaltit pёr njё çift ёshtё edhe fillimi i jetёs martesore. Ndaj destinacioni drej tё cilit do tё udhёtoni duhet tё jetё i veçantё, nё mёnyrё qё çifti tё kёnaqet duke e filluar sa mё mirё rrugёn e pёrbashkёt.
Kur fillon tё mendosh pёr destinacionet ku mund tё kalosh ditёt e para tё pushimeve vendimi sa vjen dhe vёshtirёsohet. Ka kaq shumё mundёsi pёr tё zgjedhur dhe vende tё bukura pafund… Megjiathatё pёrgatitja nuk duhet t’ju shkaktojё ankth. Mё poshtё do t’ju vijё nё ndihmё njё hartё, e frymёzuar nga shenjat e horoskopit. Pёr tё gjetur udhёtimin dhe destinacionin qё ju shkon mё shumё nё varёsi tё shenjёs.
Vendet janё nga mё tё ndryshmet, qё nga ato me dёborё e deri tek plazhet ekzotike. Fillojmё.
Dashi – Hawaii

Shijoni plazhet dhe diellin e Hawaii-t. Meqё jeni shenjё plot pasion, nuk ka vend mё tё mirё pёr ju. Ёshtё momenti pёr tё bёrё qejf, pёr t’u qetёsuar e pёr tё kaluar njё jetё ishulli me not dhe rreze dielli. Plazhet tropikalё krijojnё atmosferёn mё tё mirё pёr çiftet e sapomartuar.
Demi – Bali

Qetёsohuni duke bёrё yoga nё Bali. Shenja juaj ёshtё me kёmbё nё tokё dhe di tё shijojё kёnaqёsitё e ndryshme. Ndaj ku ka mё mirё se tё shijoni hotelet luksoze nё Bali, masazhin, yoga-n dhe aktivitete tё tjera qё do tё qetёsojnё njёkohёsisht trup dhe mendje?
Binjakёt – Stantorini

Me siguri do ju pёlqejё tё merrni disa mёsime gatimi nё njё nga ishujt mё tё bukur grek. Muaji i mjaltit mё i mirё pёr ju ёshtё nё Santorini. Atje do tё shijoni shijet e veçanta, do tё notoni nё burimet e nxehta dhe do tё shёtisni nё zonёn e vullkanit.
Gaforrja – Florencie

Kjo shenjё ёshtё kryesisht emocionale dhe krijuese. Ndaj nuk ka vend mё tё mirё se Florencia pёr ju. Atje do tё shijoni arkitekturёn dhe muzetё. Ushqimi ёshtё i mrekullueshёm, ndёrsa vendasit janё gjithmonё shumё tё gatshёm pёr t’ju mirёpritur e pёr t’ju treguar sekretet e vendit.
Luani – Maroko

Njё xhiro mbi gamile. Maroko-ja fsheh shumё peripeci pёr ju. Njё xhiro mbi gamile, not nё plazhet e magjishme dhe eksplorimi i pallateve madhёshtorё nё Marrakech.
Virgjёresha – Monako

Shijoni diellin dhe plazhet. Atje do tё jetoni nё çdo aspekt dashurinё tuaj. Njё xhiro nё Monte Carlo, ku kazinotё dhe garat Formula 1 çmёndin çdo vizitor.
Peshorja – Alpet franceze

Pёr ski nё Alpet franceze. Kjo shenjё ёshtё mjaft romantike pёr tё shijuar muajin e mjaltit nё alpet plot borё, pёr tё eksploruar fshatrat e bukur e pёr tё shijuar shijet franceze. Njё nga destinacionet mё tё bukura pёr njё çift qё do tё fillojё jetёn e pёrbashkёt.
Akrepi – Austri

Relaksohuni totalisht nё SPA-tё e Austrisё. Kjo shenjё e pёlqen shumё relaksin dhe rigjenerimin. Nuk ka vend mё tё bukur se Austria pёr tё qetёsuar trurin e pёr tё pushuar trupin. Hotelet luksoze, pishinat, qendrat wellness do ju ofrojnё atё qё keni nevojё. Ndёrsa restorantete, lokalet dhe monumentet plotёsojnё kёtё eksperiencё tё veçanё tё çiftit tё ri.
Shigjetari – Tailandё

Bёni njё xhiro mbi elefant. Fundja ju shigjetarёt vdisni pёr pak peripeci. Ndaj Tailanda ёshtё destinacioni perfekt pёr tё zbuluar gjёra tё reja. Pazare nga mё tё ndryshmet, shёtitje nё pyll, not nё plazhet ekzotike e shumё tё tjera ju presin nё njё nga qytetet mё tё bukura aziatike.
Bricjapi – Ishujt Canary (Canary Islands)

Kjo shenjё ёshtё e aftё tё bёjё gjithçka pёr tё arritur atё qё do, sidomos njё udhёtim si ky. Njё nga vendet ideale pёr muaj mjalti pёr ju janё Ishujt Canary, me mё tё madhin prej tyre Tenerife-n e ёndёrruar, vendin perfekt pёr ata qё dashurojnё tё shikojnё njё qiell plot me yje netёve.
Ujori – Kaliforni

Eksploroni vreshtat e bukur nё luginёn Napa nё Kaliforni. Pёr ujorin qё parapёlqen jetёn sociale, ky ёshtё destinacioni ideal. Çifti do tё ketё mundёsi tё shёtisё nё vreshtat pa fund, tё shijojё disa lloj vere dhe ushqimi nё vendet idilike qё Kalifornia ofron.
Peshqit – Dubai

Qёndroni nё ishullin qё ngjan me palmё. Ёshtё e njohur pёr tё gjithё qё peshqit kanё fantazi. Ndaj Dubai ёshtё njё vend qё do lerё pa fjalё si ju ashtu edhe partnerin/en tuaj. Pushime tё paharuara nё Palm Jumeirah, ishullin e njohur tё Dubait nё formё palme. Aktivitete nga mё tё ndryshmet si sportet nё det dhe darkimi nё restorantin nёndetёs tё hotelit.