Presidenti amerikan, Donald Trump ka organizuar pas betimit një drekë për një numër të caktuar njerëzish të rëndësishëm të Amerikës.
Në mesin e tyre kanë qenë edhe Hillary dhe Bill Clinton.
Në fjalimin e tij, Trump ka thënë se ndjehet i nderuar që Hillary është aty dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të ngrihen në këmbë dhe t’i përshëndesin ata me duartrokitje.
“Dua të them se jam shumë, shumë i nderuar, kur kam dëgjuar se presidenti dhe sekretarja Clinton do të vijnë sot këtu. Dua që të ngrihemi në këmbë dhe sinqerisht nuk kam tjetër çfarë të them përveç që kam shumë respekt për këta dy njerëz”, ka thënë Trump.
President Donald Trump recognizes the Clintons and says he was “very honored” that they attended his inauguration https://t.co/8UbQDTdlJn
— CNN Politics (@CNNPolitics) January 20, 2017