Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Ambasadori Garet: Maqedonia në vitin 2027 do të ketë kryeministër grua dhe do të jetë në BE dhe NATO

$
0
0

Ambasada britanike në Shkup përmes rrjetit social Facebook filloi fushatën me titull “Maqedonia 2027”, ku dëshiron t’i dëgjoj mendimet e qytetarëve se ku e shohin ata vendim për 10 vite dhe çfarë do të donin vendi të arrijë.

Pikëpamjen e parë rreth ardhmërisë së Maqedonisë e dha vet ministri britanik në vend, Çarls Garet i cili parashikimet i paraqiti përmes ditarit personal, i shkruar më “26 gusht 2027”.

Garet aty parasheh se në vitin 2027 Maqedonia:

  • Do të ketë kryeministër grua
  • Do të jetë një prej ekonomive më perspektive në rajon
  • Do të jetë vendi me zhvillim inovativ ekonomik të cilin shumë vende do ta kenë lakmi
  • Do të jetë faktor kryesor për stabilitet
  • Sistemi gjyqësor do të jetë tërësisht i pavarur
  • Do të respektohet sundimi i së drejtës
  • Në vitin 2020 do të zgjidhet kontesti i emrit
  • Do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s

“Këto nuk janë analiza shkencore apo parashikime. Megjithatë, paraqet debat të rëndësishëm. Na tregoni mendimet tuaja! #Macedonia2027, thuhet në publikimin e ambasadës në Facebook.

“Progresi i pabesueshëm në 10 vitet e fundit nga përkushtimet dhe obligimet që i mori qeveria e cila filloi në zgjedhjet e dhjetorit 2016. Këto zgjedhje, sipas liderëve politikë, ishin hapi i parë për dalje nga kriza. Qeveria dështoi me planin e saj vizionar, me titull “Maqedonia: Strategjia kombëtare për të gjithë qytetarët tanë”” thuhet në shkrimin e Garet për të ardhmen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851