Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Ahmeti: Nëse nuk pranohen kërkesat e BDI-së, vendi mund të mbetet pa qeveri (VIDEO)

$
0
0

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti premton se nuk do ti zhgënjej shqiptarët me vendimin e tij për koalicionim me partnerin e ardhshëm të qeverisë, por ai nuk precizon nëse sërish do të ndajë pushtetin me Nikolla Gruevskin. Kreu integrist bëri të ditur se aktualisht nuk është duke zhvilluar bisedime me asnjë parti maqedonase.

“Do të ju them të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të mos frikësohen sepse vendimi përfundimtar do të jetë vullneti i shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe asnjëherë BDI nuk ka marrë ndodnjë vendim kundër popullit të vet”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Gjatë intervistës së tij për emisionin “200” që u transmetua mbrëmë në Alsat M, Ahmeti nuk përjashtoi mundësinë që vendi të mbetet pa qeveri nëse nuk pranohen kërkesat e tij për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.

Me këtë rast, ai tha se tek partitë maqedonase duhet të mbizotërojë arsyeja pasi alternativa më e dëmshme për vendin do të ishte sikur të mbetej pa qeveri.

“Nëse nuk ka marrëveshje dhe nëse hyhet në paqartësi kjo do të ishte zgjidhja më e keqe për vendin. Unë mendoj se tek të gjitha partitë do të mbizotëroj logjika e shëndosh, arsyeja e vërtetë për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat përballet vendi ynë. Kjo do të ishte zgjidhja më e keqe”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndërkohë, përfaqësuesit e VMRO-së e cila fitoi më tepër mandate në zgjedhjet e fundit nuk dëshirojnë të 嬁asin lidhur me negociatat për formimin e qeverisë. Nga ana tjetër, as LSDM-ja e cila pretendon se do të formojë qeverinë e ardhshme nuk tregon nëse ka filluar bisedimet me ndonjë parti për të siguruar shumicën e nevojshme.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë:


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>