Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

4 vite nga “e hëna e zezë” (VIDEO)

$
0
0

Nesër mbushen katër vite nga e ashtuquajtura “e hëna e zezë”, kur deputetët e opozitës dhe gazetarët me dhunë u larguan nga salla e Kuvendit të Maqedonisë, me qëllim që deputetët e shumicës, gjegjësht të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të sjellin Buxhetin për vitin 2013-të, njofton Portalb.

Përderisa deputetët e dy taborëve zhvillonin  betejë në ndërtesën parlamentare, jashtë saj, u grumbulluan simpatizues të dyja palëve, mirëpo nuk erdhi deri te përplasja e tyre, edhe pse atmosfera ishte mjaft e tensionuar.

E gjithë kjo rezultoi me krizë politike e cila përfundoi me pjesëmarrje të gjithë partive politike në zgjedhjet lokale ndërsa më pas u formua Komisioni Anketues, anëtarët e të cilit konfirmuan se në atë ditë është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>