Surfisti profesionist dhe tre herë kampioni i kësaj gare, Mick Fanning, i shpëtoi vdekjes kur një peshkaqen e sulmoi gjatë finales së “JBayOpen”.
Fanning ishte duke notuar në një prej brigjet australiane, kur një peshkaqen i bardhë iu afrua dhe e sulmoi.
Fatmirësisht ai shpëtoi në saje të ndihmës që i ofruan organizatorët, ndërsa gara u pezullua përkohësisht për të vazhduar më vonë.
Aktualisht është duke u zhvilluar kampionati botëror i surfit në Australi, ndërsa Fanning shihet si favorit kryesor për të triumfuar në këtë garë.