Dy këngëtaret më të pëlqyera të momentit në estradën tonë Kida dhe Xhensila, kanë publikuar videoklipin për këngën “Uh Baby”.
Kënga “Uh Baby” ishte një këngë e paralajmëruar kohë më parë nga të dy këngëtaret, ndërsa fansat kanë qenë në pritje të publikimit të saj.
Kënga është punuar nga Zapp & Chris djelmoshat që menaxhojnë Kidën, ndërsa për Xhensilën kjo nuk është hera e parë që bashkëpunon me ta, pasi edhe kënga me reperin Mozzik ishte një prej këngëve të saja më të suksesshme.
Kida dhe Xhensila duken tepër atraktive në vidoklipin e punuar nga Pro…Video, për më shumë shikojeni klipin vet.