Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Rozana Radi emocionon me mesazh të fuqishëm në “Kënga Magjike” (VIDEO)

$
0
0

Pas një periudhe pushimi 2-vjeçare, Rozana Radi rikthehet në skenën e festivalit “Kënga Magjike” me një tjetër baladë. “Ma thuaj ti” titullohet kënga që artistja prezantoi në skenën e “E diela shqiptare”, ndërkohë që pjesëmarrja e saj është bërë me dije për fansat disa javë më parë, shkruan anabel.al

“Kam shumë emocione, sepse kanë kaluar dy vite pa e shkelur atë skenë që më ka dhënë shumë në karrieren time si këngëtare. Jemi munduar të sjellim një mesazh të fortë. I këndoj realitetit shqiptar. Ne kemi mundësi të ngremë zërin e të bëjmë më shumë për veten e për fëmijët tanë. Sot, nesër, përgjithmonë. Ti je ajo çfarë fëmija yt do të jetë nesër. Kujdes!”-ka thënë Rozana Radi.

Kënga e shkruar nga vetë Rozana flet për një martesë të dështuar, në mes të së cilës qëndron një fëmijë. Interpretimi i ndjerë i Radit u shoqërua me aktrimin e Biankës, një vajze të vogël që qëndronte e ulur në cep të skenës, duke përcjellë edhe më shumë emocione tek publiku.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>