Të gjithë e kanë pëlqyer shumë një nga prodhimet më të mira të Disney: “E bukura dhe bisha”. Dhe këtë herë njerëzit kanë një arsye më shumë për ta pëlqyer këtë film, pasi aktorja që do të luajë në versionin e ri të tij është Emma Watson.
Vetëm disa muaj pasi u lëshuan disa pamje të filmit të ri, tani janë lëshuar imazhet e para të Emma Watson si Belle, transmeton Gazeta Express.
Pasi që deri tek lansimi i filmit mbeten gjashtë muaj, më poshtë mund t’i shihni pamjet e para të Emmas si Belle dhe trailerin e filmit nëse nuk e keni parë ende.

