Puna heroike e skuadrave të forcave të shpëtimit në Siri mund të shpërblehet me një Çmim Nobel për Paqen, transmeton Oranews.
Të ashtuquajturat “Helmetat e Bardha” kanë bërë një punë mjaft intensive në shpëtimin e viktimave të sulmeve ajrore në zonat e luftës në Siri.
Së fundmi, ata arritën të shpëtojnë me sukses një vajzë të vogël 30-ditëshe nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga bombat, pas një operacioni 2-orësh.
• Kush janë Helmetat e Bardha?
Kur sulmet ajrore vërshojnë mbi Siri, një grup prej 3000 civilësh vullnetarë janë të parët që përgjigjen.
Mbrojtja Civile Siriane, ose të njohur si Helmetat e Bardha, janë trupa vullnetarësh sirianë që prej 6 vitesh janë vënë në shërbim të popullit të tyre të prekur nga lufta.
E themeluar në vitin 2010, moto e grupit është e thjeshtë: Të shpëtojmë maksimumin e jetëve që mundemi. Të inspiruar nga suret e Kuranit që thotë “të shpëtosh një jetë do të thotë të shpëtosh të gjithë njerëzimin,”, grupi ka shpëtuar më shumë se 60 mijë persona. Ata kanë fituar deri tani çmimin “E drejta për të jetuar”, në vlerësim të trimërisë dhe angazhimit njerëzor të tyre. Tashmë janë nominuar edhe për Çmim Nobel për Paqen.