Skuadra e Renovës ka arritur të luaj baras pa gola në duelin derbi të javës së shtatë të Ligës së Parë të Maqedonisë me kampionin aktual Vradrain në Tetovë.
Renova tani është në pozitën e pestë me 10 pikë, ndërsa Vardari mbetet e para me 17 pikë e ndjekur nga Shëndija që ka 13 pikë por dhe një ndeshje më pak.
Ndërkohë skuadra e Shkupi në një ndeshje tipike kampionale ka pësuar disfatë nga Bregallnica në Koçani edhe pse e shkupjanët dominuan lojën në të gjitha aspektet.
Shkupi ishte kanosur që në minutën e pestë me anë të një goditje me kokë të Muharem Bajramit, pas kromimit preciz nga këndi të Isenit. Në minutën e 14-të ishte përsëri Bajrami, i cili në aksionin e radhës tentoi nga largësia, por topi kaloi vetëm skaj portës së portierit Kobetiq.
Nikoqirët shansin e parë, por jo edhe të rrezikshëm e kishin në minutën e 22-të, kur goditja e Jovanovskit nuk ishte e rrezikshme për kapitenin e Shkupit Suat Zendeli. Deri në fund të pjesës së parë kishin edhe disa gjysmë raste futbollistët e Shkupit, por jo që ishin të rrezikshme.
Atraksionet para portës së Kobetiq u zhvilluan në minutën e 73-të, fillimisht pas kromimit të Maliqit Husein Demiri me kokë gjen këndin e golit, por Kobetiq me gishtërinj nuk e la topin të futet në rrjet, ndërsa Asani goditi në trup një futbollist nikoqir dhe rezultati ngeli i pandryshuar. Një minutë më vonë edhe Muharem Bajrami tentoi përsëri nga distanca por pa konkretizim.
Dhe dënimi për Shkupin vjen në minutën e 78-të, kur nga gjuajtja e lirë Zdravkov gjen këndin e zbrazët të portës së Shkupi, ndërsa gjatësia trupore e Zendelit në këtë rast ishte e shkurtë.
Me këtë disfatë Shkupi mbetet në kuotën e pesë pikë në pozitën e 8-të, ndërsa Bregallnica ngjitet në të shtatën me një pikë më shumë. Në ndeshjen e radhës Shkupi në Çair është nikoqire e Sileksit të Kratovës.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Pelisteri – Sileksi 0:0, Makedonija Gj.P – Pobeda 1:1 dhe dje Rabotniçki Shkëndija 1:3.