Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

UNSH në mbështetje të nxënësve të Tetovës (VIDEO)

$
0
0

Unioni i nxënësve shqiptarë, kërkon nga Komuna e Tetovës dhe Ministria Arsimit të rregullojnë çështjen e transportit për nxënësit shqiptarë në Tetovë, transmeton Alsat-M.

Sipas UNSH-së, nxënësve shqiptarë nuk guxon t’u cenohet e drejta e transportit falas e cila i është garantuar me ligj. Ata thonë se i mbështesin plotësisht nxënësit e Tetovës, duke paralajmëruar mbështetjen e unionit edhe në masat të cilat i marrin nxënësit e Tetovës.

Nga ky union pyesin publikisht Komunën e Tetovës dhe MASH-in, se përse problemet me transportin e nxënësve ndodhin kryesisht në komunat më nxënës shqiptarë. Ditë më parë, nga Ministria e Arsimit fajin ia hodhën pushtetit lokal, duke i akuzuar për keq menaxhim të fondeve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>