Christopher Jones u fut në Akademinë e Policisë Colombus dhe i bëri një befasi policit i cili në vitin 1997 i kishte shpëtuar jetën.
“Falë jush, unë jam ende këtu, falë jush kam edhe një vajzë sot”, shprehet djaloshi i shpëtuar nga polici pranë tij, transmeton lajmi.net.
“Falë jush, unë jam ende këtu, falë jush kam edhe një vajzë sot”, shprehet djaloshi i shpëtuar nga polici pranë tij, transmeton lajmi.net.
Në vitin 1997, pesë vjeçari Christopher Jones pothuajse u mbyt në një pishinë lokale në Columbus, Ohio.
Por, që atëherë Jones nuk e kishte harruar kurrë emrin e oficerit James Poole. “Më mban mend?” e pyet Jones oficerin Poole.
Poole duket që i zgjat dorën por nuk e njeh, derisa Jones i rikujton momentin. “Ti më shpëtove, në vitin 1997 ti shpëtove një 5-vjeçar nga pishina dhe ai jam unë”.
Befasia i përloti të dy, madje edhe gazetarët që ishin përreth e shumë të tjerë që panë këtë video. “Wow”, kurrë nuk kam menduar se diçka që unë kam bërë do të më kthehet 19-20 vjet më vonë, e dikush do të më falenderoj”, shprehet Poole. /lajmi.net