Pas superhitit “Hey Mama”, një bashkëpunim mes David Guetta, Nicki Minaj, Afrojack e Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare sjell një tjetër projekt muzikor, të realizuar sërish me emra të njohur të muzikës botërore.
Mban titullin “That’s How You Know” dhe ka bërë bashkë dyshen norvegjeze Nico & Vinz, reperin amerikan Kid Ink, si dhe këngëtaren 25 – vjeçare, me famë botërore, Bebe Rexha.
Kënga sapo është publikuar në versionin e saj audio, ndërsa pritet që shumë shpejt të shoqërohet edhe me një videoklip.