Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Kapet 457 kg kanabis në portin e Durrësit, publikohen pamjet si ishte fshehur droga

$
0
0

Një sasi e konsiderueshme prej 457 kg  lëndësh narkotike të llojit kanabis sativa është bllokuar nga policia në Portin e Durrësit.

Droga po transportohej me një kamion që udhëtonte nga Tirana me destinacion qytetin italian të Ankonës.

Menjëherë pas zbulimit të lëndës narkotike, policia arrestoi në flagrancë, Robert Resulin 48 vjeç drejtuesin e kamionit tip Mercedez Benz me targa AA283 MZ.

Sipas policisë, drejtuesi i kamionit po udhëtonte i vetëm në drejtim të Italisë, ndërsa po hetohen lidhjet e tij me persona të tjerë. Lënda narkotike zbuluar gjatë një kontrolli rutinë me skaner.

Droga ishte fshehur në brendësi të ngarkesës me aksesorë mobiliesh, me qëllim që t’i shpëtonte kontrollit të policisë. /Oranews/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>